29 shtatori përkujtohet në Shqipëri si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Teksa uroi Shqipërinë për këtë ditë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguroi për bashkëpunim të mëtejshëm për të mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.

Në një videomesazh ditën e sotme në rrjetet sociale, shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun, McKenzie Louë, foli nga kalaja mahnitëse e Prezës për trashëgiminë kulturore të çmuar dhe unike të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

“Kjo ditë është kujtese e rëndësishme për historinë dhe traditat e Shqipërisë. Përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP), nga fillimi i tij në 2001, kemi mbështetur mbi 13 projekte duke investuar mbi 1.6 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të vazhdojnë fort partneritetin me Shqipërinë për të mbrojtur dhe nderuar trashëgiminë e pasur kulturore të vendit”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakMINISTRI HASANI NË NEW YORK: NË PERIUDHËN JANAR-SHTATOR JANË OFRUAR 2 600 SHËRBIME
Artikulli tjetërDIELLI, RIKTHEHEN PUSHUESIT NË SHËNGJIN