Kultura, tradita dhe historia e Selitës në Mirditë u prezantuan përmes një aktiviteti muziko-letrar të titulluar “Dita Kulturore e Selitës”. Ky organizim, që vjen për të katërtin vit radhazi dhe është konceptuar si një festë në vendlindje, e cila është shpopulluar masivisht gjatë viteve të fundit, bëri bashkë banorë, ish-banorë të kësaj zone dhe shumë të ftuar, të cilët u njohën nga afër me potencialin turistik dhe kulturor të Selitës.

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, tha se organizimi i aktiviteteve të tilla është mënyra më e mirë për t’i rikthyer dhe bërë bashkë banorët në Mirditë.

Dita Kulturore e Selitës përkoi me festën e Shna Ndout, ku në kishën me të njëjtin emër u mbajt edhe mesha e shenjtë, e udhëhequr nga Dom Gjergj Meta, duke i dhënë organizimit një dimension të veçantë shpirtëror.

Artikulli paraprakBERISHA PAS DEKLARATAVE TË RAMËS NË PODKAST: 200 MIJË QYTETARË VËRSHUAN NË RRUGËT DHE SHESHET E TIRANËS. PROTESTA MË E MADHE NË HISTORI
Artikulli tjetër“PETICION” KUNDËR LARGIMIT TË MURGESHAVE NË RUBIK