Festa ne vendlindje ben bashke banor dhe ish banor te kesaj zone e cila, eshte braktisur masivisht

Kultura, tradita dhe historia e Selites në mirditë u prezentuan përmes një aktiviteti muziko-letrar të titulluar “Dita Kulturore e Selitës”.Ky organizim që vjen për të tretin vit radhazi dhe i konceptuar si një festë në vendlindje e cila është braktisur masivisht gjatë viteve të fundit, bëri bashkë banor, ish banor të kësaj zone dhe shumë të ftuar, të cilët preken nga afer potencialin turisik dhe kulturor të selitës.

Organizator dhe autoritete të pranishem në këtë event kulturor, theksuan nevojen për rigjallërimin e jetës në zonat e thella, me potencial zhvillimi të turizmit historik dhe kulturor.

Dita kulturore e Selitës përkoi me festen e Shna Ndout, ku në kishën me të njëjtin emër u mbajt një meshë e shenjtë e udhëhequr nga dom Gjergj Meta, duke i dhënë organizimit një dimension të veçantë shpirtëror.

Artikulli paraprakMINISTRI VENGU INSPEKTON LABORATORIN USHTARAK NË SPITALIN E TRAUMËS
Artikulli tjetërMANASTIRLIU PREZANTON PROGRAMIN QË DO TË NDJEKIN NXËNËSIT NË SHKOLLAT VERORE