Vetëm gjatë një viti në Shqipëri janë diagnositkuar me virusin HIV 87 persona duke e çuar në total numrin e të prekurve në 870.  Sipas  ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik  në total ka 40 fëmijë, të prekur nga ky virus.

Hiv Aidis mbetët një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të publikit në të gjithë botën për shkak se kurimi mbetet ende një një mision i pamundur. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se bota është e gatshme për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS  vetëm në  2030 –  fal progresit që mund të bëjnë mjekësia në trajimin e plotë të tij nëpërmjet terapisë antiretrovirale Në vendin tonë vdekshmëria e të prekurve më HIV mbetet shqetësuese. Në 22 vjet që nga shfaqja e raastit të parë në Shqipëri kanë gjetur vdekjen  161 persona nga ky infeksion, ndërsa 9 vetëm vitin e fundit dhe numrin më të madh të viktimave e zënë meshkujt. Nëse një dekadë më parë rastet më të shuma me HIV ishin të importuar nga jashtë , vitet e fundi sipas ekspertëve të shëndetit ky raport është përmbysur dhe HIV qarkullon në vendin tonë.