
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, në fokus të veçantë është vënë përfshirja e të rinjve në lexim dhe rëndësia që libri vijon të ketë në jetën e tyre të përditshme.Blerta Sinani, punonjëse pranë biblotekës shprehet se krahasuar me vitet e fundit vihet re një rritje e lehtë e të rinjve që frekuentojnë bibliotekën dhe lexojnë libra. Sipas saj, grupmosha më aktive mbetet ajo 15–35 vjeç.
Sinani thekson gjithashtu se rrjetet sociale kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kërkesave për libra. “Shumë të rinj vijnë në bibliotekë dhe kërkojnë libra që i kanë parë ose i kanë hasur në rrjete sociale.
Megjithatë, pavarësisht kësaj tendence pozitive, në disa momente vihet re një prani e ulët e të rinjve në hapësirat e leximit, duke ngritur edhe shqetësimin për konsolidimin e këtij interesi.






