Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta ka shprehur nderime për personalitetet që sakrifikuan jetën për shuarjen e konflikteve.

MESAZHI

21 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Paqes 🕊 🙏✌
Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cënuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.
Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurtë për brezat e së ardhmes.
Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.
Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen.