Dita Ndërkombëtare e Romëve u festua edhe në Lezhë. Bashkia organizoi një aktivitet me këtë komunitet, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe organizatave të ndryshme. Përfaqësuesit e Bashkisë Lezhë dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar vunë theksin tek mbështetja që po i jepet komunitetit rom për integrimin e tyre në shoqëri, por kërkuan më shumë sensibilizim dhe angazhim për arsimimin e tyre, e cila mbetet një sfidë.
Kryetari i komunitetit rom në Lezhë, Bujar Berisha, u shpreh se vëmendja e institucioneve, kryesisht e bashkisë, ka qenë maksimale për ta.
Aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Romëve në Lezhë u përmbyll me veprimtari muzikore e letrare, ku u prezantuan traditat dhe kultura e këtij komuniteti.

Artikulli paraprakSEKTORI I TURIZMIT RRITJE TË NDJESHME VITET E FUNDIT
Artikulli tjetër“SIPARI” NË “MIGJENI”, NJË BOTIM PËR KUJTESËN ARTISTIKE