Për herë të parë bashkia Shkodër ka organizuar një panair në ditën ndërkombëtare të turizmit.

Drejtori i zyrës së turizmit në bashki Gentian Mema tregoi se edhe Shkodra i bashkohet kësaj dite të rëndësishme. Drejtori Mema pranoi se tashmë me zgjerimin e bashkisë Shkodër duhet që të ketë një menaxhim më ndryshe për turizmin. Hapjen zyrtare të aktivitetit e bëri nënkryetarja e bashkisë Emilia Koliqi. Përveç panairit në qendër të qytetit u zhvilluan edhe aktivitete të tjera kulturore duke e gjallëruar këtë ditë të rëndësishme në të gjithë botën.

Artikulli paraprakXiaomi e prezanton zyrtarisht modelin Mi 5s
Artikulli tjetërLEKAJ: MUNGOJNË TABELAT ORIENTUESE PËR TURISTËT