5 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri.

Ndër të tjera Begaj thotë se kjo pjesë e komunitetit janë shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dëshiroj të shpreh nderimin tim për të gjithë vullnetarët që shërbejnë pa kushte për komunitetin! Ju jeni shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin. Kjo ditë na kujton forcën e një shoqërie të ngritur mbi ndihmën dhe perkushtimin, vlera themelore të karakterit tonë kombëtar.
Respekt dhe mirënjohje çdo nisme që fuqizon komunitetin dhe u qëndron pranë qytetarëve. Vazhdoni me kurajë! Shqipëria ka nevojë per zemrën dhe kontributin tuaj sot dhe çdo ditë”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit. 5 Dhjetori shihet si një shans unik për të ndarë vlerat e tyre dhe promovuar punën e tyre midis komuniteteve të tyre, organizatave joqeveritare, agjencive të Kombeve të Bashkuara, autoriteteve qeveritare dhe sektorit privat.

Përveç mobilizimit të mijëra vullnetarëve çdo vit, programi i vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) kontribuon në paqen dhe zhvillimin duke mbrojtur njohjen e vullnetarëve dhe duke punuar me partnerët për të integruar vullnetarizmin në programet e zhvillimit.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA DHE BOSNJA, ME NIVELIN MË TË ULËT TË SHPENZIMEVE PËR KËRKIM-ZHVILLIM NË EUROPË
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: NJË HAP QË GARANTON SE ASNJË FËMIJË NUK MBETET PA KUJDES