25 Nëntori shënoi Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave e cila këtë vit shënohet nën moton “Ngjyroseni botën portokalli”. Në kuadër të kësaj dite në qytetin e Shkodrës nisi fushata se 16 “Ditëve të Aktivizmit” nga organizata “Gruaja tek Gruaja” dhe “Zyra për Djem dhe Burra”.Cikli I dhunës u paraqit artistikisht në bashkëpunim me të rinjtë e Klubit Social Rinor “Gruaja tek Gruaja”

Besara Podgorica koordinadore e “Gruaja tek Gruaja” tha se vitet e fundit vihet re se është rritur ndërgjegjësimi i grave për të denoncuar dhunën
Ndërkohë për vitin 2018 shifrat e referuara të dhunës ndaj grave mbeten të larta

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave fillon nga 25 nëntori dhe përfundon me 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Artikulli paraprakMETA: MË 8 DHJETOR JU PRES NË SHESHIN ‘DEMOKRACIA’! SHQIPËRIA DO TË HYJË ME ÇDO ÇMIM NË EPOKËN E REFERENDUMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, I VIHET FLAKA KAZANËVE