Vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë nën ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta.

Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NE AKSIN SHKODER-VELIPOJE, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJE NGA QYTETI ANTIK ME NOTA MODERNE: NADJA MIRË NGA SHKODRA, DO TË BËJMË ME PATJETËR GJANA T’BUKRA NË MANDATIN E TRETË