Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites. Por pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Artikulli paraprakPËRJASHTIMI I BERISHËS NGA GRUPI, SHBA: PD U NDA NGA E KALUARA PËR TË NDËRTUAR TË ARDHMEN! VENDIMI I BASHËS MERITON RESPEKT, FORCOJMË MARRËDHËNIET
Artikulli tjetërKUSH JANË QYTETET EUROPIANE ME RRITJEN MË TË SHPEJTË TË POPULLSISË, TIRANA NË VEND TË TRETË