Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës.

Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Në zonat malore 3° deri 13°C

Në zonat e ulëta 5° deri 16°C

Në zonat bregdetare 10° deri 17°C

Artikulli paraprakJaponia goditet nga lëkundje tërmeti të forta
Artikulli tjetërKY DO TË JETË NJË VIT I RËNDËSISHËM PËR JU… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME