Me çadra në duar dhë rrobat dimërore qytetarët e Shkodrës dolën mëngjesin e sotëm. Edhe pse jemi në mes të verës, moti i përkeqësuar, reshjet e dendura të shiut dhe ulja e temperaturave detyruan qytetarët që të nxjerrin rrobat e dimrit. Megjithatë disa prej tyre shprehen se pas temperaturave tejet të larta të ditëve të mëparshme, reshjet e shiut ishin mëse të nevojshme.

Të pyetur nëse kanë frikë nga përmbytjet ashtu si në disa shtete të Europës të goditura nga “Liqeni i Ftohtë”, shkodranët thonë se në një vend si Shqipëria mundësitë janë të pakta për të patur atë përmbytje.

Deri më tani shiu i rënë nuk ka shkaktuar probleme në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë sipas sinoptikantëve ulja e temperaturave dhe shiu do të vazhdojë ta karakterizojë të gjithë vendin tonë edhe në javën në vijim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKËSHILLI I RI KOMBËTAR, REAGON BASHA: KEMI PËRGJEGJËSINË PËR TË LUFTUAR ÇDO DITË PRANË QYTETARËVE, JEMI E VETMJA SHPRESË PËR SHQIPTARËT QË KËRKOJNË NDRYSHIM!
Artikulli tjetërME SHPEJTËSI DERI NË 170 KM/ H, POLICIA AKSION NË RRUGËT E VENDIT: ARRESTOHEN 11 PERSONA, PEZULLOHEN 49 LEJE DREJTIMI E VENDOSEN MIJËRA GJOBA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT