Qarkullimi i masave ajrore Siberiane do të ndikojne kushtet e motit në vendin tone duke bërë që kthjellime dhe vranesira të lehta te jenë dominante, sipas MeteoAlb. Orët e pasdites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellet dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3 grade në orët e mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjellë rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -14°C deri në 8°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim te ulet.

Rajoni dhe Europa; Kushtet e paqendrueshme atmosferike mbeten prezent ne Europen qendrore dhe britanine e madhe ku reshjet e debores do te jene prezente.

Po ashtu, me temperatura te uleta dhe debore paraqiten vendet skandinave. Por moti i kthjellet dhe i ftohte vijon për Europen lindore dhe gadishullin e Ballkanit.