Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka publikuar sot më 4 nëntor 2025, fjalën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila shprehet se vendi ynë ka bërë një përparim të pashembullt drejt integrimit evropian. Në një postim në rrjetin social facebook, Spiropali shkruan se ky nuk është progres thjesht në letra, por rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar.

“Ditë e mirë. Ky nuk është thjesht progres në letra, por është rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar. Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet aty ku duhet”, shkruan Spiropali.

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të martë, më 4 nëntor, në lidhje me progres-raportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Progres-raporti vlerësonte përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Artikulli paraprakNJË NË PESË FËMIJË JETOI NË ZONË KONFLIKTI MË 2024
Artikulli tjetërNGËRÇI POLITIK NË KOSOVË, PRESIDENTJA OSMANI MANDATON GLAUK KONJUFCËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE