Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike.

Gjatë orëve të pasdites do të kemi shtim të vranësirave duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit – intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlerën 9 gradë celcius në Bajram Curr e Korçë ndërsa ajo maksimale do të shënojë vlerën 29 gradë në Berat, Fier, Vlorë dhe Elbasan.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.

Artikulli paraprakKUJDES, MOS U NDIKONI NGA EMOCIONET E MOMENTIT…ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërRAMA-KOMENTUESIT: DËNGLAT PËR INVESTIMET VERI-JUG MOS M’I BËNI MUA! VERIU ISHTE LËNË COPË-COPË, UNË EDHE ME GJAK JAM NGA…