Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës pritet të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të pakta të vranësirave do të kenë zonat malore.

Pritet që në pjesën e dytë të ditës pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ditë me diell por ulje të temperaturave, parashikimi i motit për

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 6 SHTATOR 2022
Artikulli tjetërPUNONJËSIT SHQIPTARË NUK JANË MË TË PREFERUARIT E GJERMANISË, PËRGJYSMOHEN LEJE E QËNDRIMIT NË VITIN 2021