Ish të përndjekurit politik të Shkodrës kanë nisur Ditët e Kujtesës ndaj torturave përgjatë regjimit komunist 45 vjeçar. Në aktivitetin që nisi nga monumenti që simbolizon qëndresën ndaj monizmit në qendër të Shkodrës, kreu i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu sqaroi se aktiviteti i përvitshëm do të shtrihet për 3 ditë rresht.

Ish të përndjekur politik, kërkuan që vëmendja e qeverisë të kthehet tek ish- të përndjekurit politikë.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, kërkoi që të mbështeten ish- të përndjekurit politikë jo vetëm financiarisht.

Në këtë ceremoni që përkujton vuajtjet ndaj krimeve të komunizmit morën pjesë edhe përfaqësues të së majtës përmes nënkrytarit të bashkisë Shkodër Alban Preka, ku u vendosën kurora me lule.

Artikulli paraprakBANORËT E BAHÇALLEKUT KËRKOJNË NJË RRETH RROTULLIM
Artikulli tjetërMBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE! PS ME 53 EMRA TË RINJ NË PARLAMENT, PD ME “VETERANËT”