Ish të përndjekurit politik të Shkodrës kanë nisur Ditët e Kujtesës ndaj torturave përgjatë regjimit komunist 45 vjeçar. Në aktivitetin që nisi nga monumenti që simbolizon qëndresën ndaj monizmit në qendër të Shkodrës, kreu i shoqatës së ish të përndjekurve Zenel Drangu i bëri një thirrje kryeministrit Rama që ish burgu i Spaçit në Mirditë të kthehet në muze dhe jo muzeu të ndërtohet në Rrëshen apo Reps siç qarkullon një ide.

Deputetja e PD Emilia Koliqi u shpreh se qeveria shqiptare ende është në borxh me shtresën e ish të përndjekurve politik.

Në këto 33 vite të demokracisë politika shqiptare ka një harresë të theksuar daj krimeve të komunizmit dhe historisë së asaj kohe u shpreh Filip Guraziu, pjesë e ish të përndjekurve aq sa ende mungon edhe në tekstet shkollore.

Për herë të parë në këtë ceremoni që përkujton vuajtjet ndaj krimeve të komunizmit përfaqësues të së majtës përmes nënkrytarit të bashkisë Shkodër Onid Bejleri vendosën kurora me lule. Vitet e mëparshme kjo ceremoni është përkujtuar vetëm nga partitë e djathta.

Artikulli paraprakREVISTA AMERIKANE SKIFT: PSE SHQIPËRIA PO BËHET KAQ POPULLORE
Artikulli tjetërTURIZËM ME BLETARI NË MIRDITË