Shëngjini ka tërhequr vizitorë të shumtë në këto ditë pushimi, të shoqëruara me mot të ngrohtë. E gjithë vija bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kune, është populluar me qytetarë, ku dominojnë shqiptarët e Kosovës.
Krahas shëtitjes në shëtitore dhe buzë detit, nuk mungonin ata që bënin plazh, duke shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Vizitorët thonë se zona turistike e Shëngjinit është një vend ideal për të kaluar ditët e pushimit, duke vlerësuar pastërtinë dhe shërbimet që ofrohen.
Edhe pse jemi ende larg nisjes së sezonit turistik, Bashkia Lezhë dhe bizneset po i kushtojnë vëmendje maksimale shërbimeve në të gjithë vijën bregdetare, ku në fokus kryesor është pastërtia që ofrohet.

Artikulli paraprakNDREU: 13 FAMILJET LIROJNË BANESAT PËR ZHVILLIMIN E ZONËS
Artikulli tjetërKEVIN DODAJ I JEP SËRISH FITOREN VLLAZNISË