FONDACIONI “MIRËSIA” DHE MYFTINIA SHKODËR AKTIVITET KULTURORO – FETAR NË KËTË DITË. Fondacioni “Miresia” në bashkëpunim me myftininë Shkoder në kuadër të ditëve të solidaritetit ndërkombëtar, organizuan një aktivitet kulturor me fëmijët jetim të qarkut Shkoder.

Pjesë të përzgjedhura nga kurani, këngë dhe recitime ishin pjesë e kësaj mbrëmje festive në teatrin “Migjeni” ku merrnin pjesë myftilerë, drejtues vendor dhe besimtarë të shumtë.Janë rreth 1 mijë fëmijë që mbështeten nga ky fondacion, ndërsa apeli në këtë ditë shkon për të gjithë shoqërinë shqiptare, që të jetë pranë jetimëve, duke i mbështetur në arsimim, edukim dhe integrim. Në fund për këtë fondacion, myftiu i Shkodres akordoi edhe një çertefikatë mirënjohje për punën që ai ka bërë me këto fëmijë, si dhe ndihmën që ka dhënë në situatat e përmbytjeve dhe ndërtimin e disa xhamive të reja në qark.