Dixhitalizimi, deputetët: Do të ndihmojmë TV lokale për tarifat

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës kanë garantuar se do të negociojnë mes Autoritetit të Mediave Audiovizive, TVSH dhe televizioneve lokale për të ndryshuar tarifat që duhet të paguajnë për transmetim dixhital. Në komisionin e medias operatorët televizivë lokalë kundërshtuan tarifën që TVSH u kërkon për të transmetuar në platformën e saj dixhitale dhe i kërkuan Kuvendit të ndërhyjë. Pas kalimit të detyrueshëm në platformën numerike për efekt të fikjes së transmetimeve analoge që përdoren sot, të gjithë televizionet vendore do të transmetojnë duke përdorur rrjetin dixhital që po ndërton TVSH. Por qiraja mujore që ka vendosur TVSH, sipas të gjithë operatorëve është tejet e kripur, duke i rrezikuar mbijetesën. Tarifa bazë për të transmetuar në një qark të vetëm llogaritet mijëra euro. Por për rajonin Tiranë-Durrës televizionet duhet të paguajnë dyfishin e kësaj shume. Shifra bëhet stratosferike, nëse tentohet të kalohet sinjali në rang republike. AMA dhe TV do të dëgjohen të martën nga komisioni. Deputetët demokratë të së cilit vendosën gjithashtu t’i drejtojnë nje kërkese dy institucioneve; Prokurorisë se Përgjithshme dhe Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, per te hetuar kreun e Autoritetit te Mediave Audiovizive, Gentian Sala, per çështjen e shpërndarjes se licencave dhe per pasurinë e tij, pas lajmeve te publikuara ne media.