
Kopështi nr.1 në Laç, ku u shfaq dizenteria është hapur prej ditës së marte.Pas kontrollit shëndetësor përmes analizave ka rezultuar se asnjë nga fëmijet e tjere, nuk është prekur nga ky infeksion dhe në këto kushte autoritetet vendosen që në këtë institucion parashkollor të rikthehet normaliteti. Ndërkohë rasti i identifikuar me dizenteri në Laç ka vënë në lëvizje edhe Njesinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë.Drejtori i këtij institucioni Elson Frroku thotë se po mbahet kontakt i vazhdueshem me spitalin, qendrat shëndetësore dhe institucionet arsimore, me qëllim parandalimin e sëmundjes.
Fëmija nga Laçi u diagnostikua me dizenteri javen që lam pas, duke vënë në lëvizje autoritetet përgjegjëse të cilët bënë dezinfektimin e kopeshtit dhe mbylljen e tij deri në kontrollin e plotë shëndetësor të të gjithë fëmijeve të tjere. Dizenteria përhapet kryesisht përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar dhe higjienës së dobët.