DJ amerikan Eris Drew, u përfshi në një aksident në Shqipëri. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, në afërsi të aeroportit të Rinasit.

DJ Eris Drew sapo kishte përfunduar performancën në një festival në Shqipëri dhe po kthehej. Një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me furgonin që udhëtonte

Në këtë aksident pati edhe makina të tjera të përfshira, si dhe një person që ndërroi jetë.
DJ bëri një koment të shkurtër në faqen e vet në Facebook, ku e përshkruante ngjarjen si frikën më të madhe që kishte përjetuar ndonjëherë.

Ajo e cilësonte veten me fat që i shpëtoi kësaj ngjarje të rëndë me pak dëmtime.
Pas largimit nga Shqipëria, ajo mori trajtim mjekësor në Oslo, qytet ku kishte rezervimin e radhës për të performuar muzikën e saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN NË FRANCË 2 SHPËRNDARËS SHQIPTARË DROGE
Artikulli tjetërFESTUAN ME ‘SHQIPONJË’, FIFA RRËZON SERBINË, FAL XHAKËN, SHAQIRIN DHE LICHTSTEINER