Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Djali ka dhunuar me shkop babanë e tij, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Artikulli paraprakSHPALLET FITUESI PËR AEROPORTIN E VLORËS, BALLUKU: MOMENT HISTORIK, VLERA E INVESTIMIT RRETH 104 MILION EURO
Artikulli tjetërSHKODËR, “QATAR CHARITY” NDIHMA PËR BANORËT E PËRMBYTUR