Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e babait të tij. Në një audiomesazh të ri të publikuar nga As-Sahab

, që është krahu ushtarak i al-Kaidës, Hamza bin Laden thotë se amerikanët janë përgjegjës për vendimin e liderëve të tyre. Më tutje, ai ka theksuar se grupi militant do ta vazhdoj luftën e shenjtë (xhihadin), kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “shtypjes” amerikane të myslimanëve. “Nëse mendoni se krimet mëkatare që i keni kryer në Abotabad kanë kaluar pa ndëshkim, atëherë ju keni menduar gabimisht”, tha Hamza bin Laden. Osama bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011, nga operacioni i Shteteve të Bashkuara në kompleksin e tij në Abotabad në Pakistan. Vendndodhja e djalit të tij është e panjohur. Analistët kanë spekuluar se ai ndoshta përgatitiet për ta udhëhequr al-Kaidën

Artikulli paraprakJUBAN, MOTORÇIKLETA PERPLAS 73 VJECARIN ME BICIKLETE
Artikulli tjetërDHUNA NE FUTBOLL, JA CFARE NDODHI GJATE EUROPIANIT