Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi i është bashkuar lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së. Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e “Foltores” së Rinisë që do zhvillohet të dielën në orën 12:00, tek Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve.

“Të dashur miq ju ftoj të merrni pjesë në takimin e rinisë Demokrate. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur” shkruan Glauk Olldashi në Facebook.

Kryesia e FRPD-së, kundërshtoi dhe e cilësoi nul vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD-së.

Dy ditë para takimit të planifikuar nga Sali Berisha me të rinjtë demokratë, kreu i PD Lulzim Basha hapi garën për kreun e ri të FRPD.

Artikulli paraprakRAMA-QYTETARËVE: VAKSINOHUNI, MUND TË MBETENI JASHTË…
Artikulli tjetërPANDEMIA DO TË NXISË RRITJEN E MËSIMEVE PRIVATE NË TË GJITHË BOTËN