Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, ku pas një sherri në familje djali ka tentuar të hedhë babain nga kati i tretë i ballkonit të një apartamenti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sokrat Miho”, ku sipas policisë, Mehill Rica, 69-vjeç, dhe djali i tij, Florian Rica, 37-vjeç, janë konfliktuar brenda në masë. Në konflikt e sipër, djali, Floriani ka tentuar të hedhë të atin nga ballkoni, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e familjarëve që ka shmangur tragjedinë. Dyshohet se Floriani vuan nga problemet mendore. Ndërsa i dhunuari, Mëhill Rica mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi ka marrë goditje në kokë të shkaktuara nga djali i tij.

Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi F. R., vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin M.R., vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Florjani u shoqërua në Komisariat. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakI RIU SHQIPTAR KAPET ME KOKAINE,ME TE DHE NJE RUMUNE
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NE AKSIN RRUGOR SHKODER-HAN I HOTIT