Një djalë 2 vjeçar ka humbur si pasojë e një aksidenti në një dyqan Krishtlindjesh në Luksemburg mbrëmjen e djeshme.

Brenda ambjenteve të marketit, një skulpturë prej akulli u shkëput duke i rënë sipër djaloshit të vogël.Sipas medieve lokale, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga raportimet e autoriteteve nuk bëhet me dije ende se si skulptura u shkëput.
Një prej pistave që ato po ndjekin është dhe ajo e vrasjes me dashje.

Qeveria dha urdhër që çdo organizim në Place Guillaume II të anulohen për ditën e hënë.