Një ditë me parë ekipi ligjor i Ervin Salianji ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit te Gjykatës së Apelit për shkak të pasojave shumë të rënda që sipas tyre sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Paralelisht me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim për Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit të Tiranës, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të dënohet me 1 vit burg për veprën kallëzim i rremë.

Artikulli paraprak“KUSH HARRON TË SHKUARËN, I DESTINUAR TA RIJETOJË”, RAMA NË AKTIVITETIN NË SHBA PËR VLERËSIMIN E NDIHMËS SË SHQIPËRISË NDAJ HEBRENJVE: DALIM MË TË FORTË NË ÇDO SPROVË
Artikulli tjetërSALIANJI NË BURG, BERISHA: NATË E ZEZË PËR TË GJITHË ATA QË BESOJNË TEK E VËRTETA, POR FESTË PËR…