
Pas zjarreve të viteve të fundit që përfshinë malin e Shëngjinit, duke e zhveshur plotësisht nga bimësia pasojat nuk po ndalen vetëm te dëmet ekologjike. Ekspertët paralajmërojnë për një rrezik të shtuar të erozionit, i cili po përparon me shpejtësi dhe tashmë po kërcënon zonen e banuar, pasi djegia e shtresave mbrojtëse të pyllit ka zhveshur terrenin, duke lejuar reshjet të shpëlajnë dheun dhe të përshpejtojnë rrëshqitjet dhe rënien e gureve në zonat me pjerrësi.
Eksperti i Mjedisit Jak Gjini kërkon ndërhyrje të menjëhershme, duke propozuar edhe masat mbrojtëse për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues.
Zjarri i verës së vitit 2024 në Shëngjin shkaktoi dëme të shumta në ekonominë pyjore të zones, duke shkrumbuar 50 hektarë me pisha dhe bimësi në kuroren e gjelbër të kësaj zone turistike. Bashkia Lezhë po punon për hartimin e një Plani të Mbarështrimi të pyjeve në këtë zonë dhe më pas do të ndërhyhet për ripyllezimin e sipërfaqeve të djegura.