Në lidhje me djegien e mbetjeve urbane dy ditë më parë në zonën e Bypasit të Shkodrës ka reaguar edhe kryeinspektori i mjedisit Edmond Tërthorja.

Sipas tij, ky rast është përgjegjësi e bashkisë. Sipas kryeinspektorit të mjedisit, për rastin do të merren masa administrative, por edhe në raste tjera kur bashkitë nuk zbatojnë detyrat që kanë për menaxhimin e mbetjeve . Dy ditë më parë, në hyrje të qytetit, pranë liqenit të Shkodrës janë djegur disa grumbuj me mbetje urbane, tymi i të cilave është shpërndarë në të gjithë zonën përreth. Duke qenë se dëmet mjedisore kanë qenë të konsiderueshme, Inspektoriati shtetëror i mjedisit e ka dërguar rastin për ndejkje penale.

Artikulli paraprakBUSHATI: MUNGESA E DREJTËSISË SOLLI GJAKMARRJEN
Artikulli tjetërKOLEGJI UNIVERSITAR “QIRIAZI” BASHKËPUNIM NË GJERMANI