Ngjarja e rëndë në Vlorë ku nënë e bir u dogjën se gjalli në banesën e tyre. Pak orë nga ngjarja, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune. Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.

Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg. Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari. Informacion plotësues nga policia: Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen ”1 Maji”, në një banesë u gjetën të pa jetë e të djegur dy shtetas, bëjmë me dije se: Në vijim të veprimeve hetimore si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga kqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNËN HETIM PËR 2.5 TON DROGË, OFICERIT EMËROHEJ NË DETYRA TË NDRYSHME
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN ELBASAN-PEQIN