Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë, teksa Kuvendi miratoi dje ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.

Kreu i Shtetit thekson se do të angazhohet fuqishëm në politikë, që siç shprehet ai vetë, t’i rikthejë sovranitetin jetës politike, ku askush të mos guxojë më të ndryshojë Kushtetutën pa referendum.

“E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë. Shumë më fort se në dhjetor 1990. Në mënyrë që të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar, është tradhtuar. Do t’i japim vlerën popullit që i takon. Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë më asnjë Parlament me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum”, thekson Meta.