Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso Brogeda që lidh Italinë me Zvivren.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zvicerane e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze.Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës.

Heroina ishte e konfeksionuar në 20 pako dhe e fshehur nën sediljen e pasme, në një fund të dyfishtë të auomjetit.

Ndaj emigrantit shqiptar me nënshtetësi franceze është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN 4 ANËTARË TË NJË BANDE GRABITËSISH, SULMONIN VILA E BIZNESE
Artikulli tjetërTËRMETI SHKUND JAPONINË, HUMBIN JETËN NJË FËMIJË DHE DY BURRA