Do merrte të plagosurin bie helikopteri, 6 viktima

 

Ishin nisur për mision shpëtimi por tani janë bërë objekt i këtij misioni. Një helikopter i ndihmës së shpejtë me 6 persona në bord është rrëzuar në Aquilano të Italisë. Në bord ndodheshin 3 pjesëtarë të ndihmës së shpejtë, një mjek dhe një operator. Mesohet se 6 anetaret e bordit kane vdekur. Helikopteri ishte nisur për të marrë një të plagosur në pistë për ski në Campo Felice. Mediat shkruajnë se helikopteri, mund të jetë rrëzuar nga një lartësi prej 600 metrash dhe se humbi kontaktet teksa fluturonte mbi provincën e Aquila. Helikopteri po realizonte një udhëtim të thjeshtë ndihme, por gjërat nuk shkuan ashtu sic duhet. Kushtet e motit në Abruzzo janë tepër të vështira. Stuhia me borë dhe erëra të fuqishme lejojnë shumë pak për të parë me sy të lirë. Temperaturat kanë rënë me -2 Gradë Celsius.