Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me dokumentet e dosjes “Toyota Yaris”. Rama i kërkoi kreut të SPAK, Altin Dumani që të hetojë gjyqtarin e GJKKO, Erjon Bani për nxjerrje të dokumenteve në kundërshtim me vendimin e vetë atij.

“Do publikoj çdo dokument, përveç atyre që kanë përmbajtje intime”, ishte reagimi i Berishës. Ai tha se kryeministri është i shqetësuar për denoncimet e tij.

Sali Berisha: U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik. Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj. Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat. Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë.

Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken. Nuk ndodh kjo më.

Artikulli paraprak“NËSE SPAKU DHE GJKKO DËSHTOJNË TË JENË TË PAVARUR, ËSHTË DËSHTIM I SHQIPËRISË”, RAMA: S’E NEGLIZHOJMË QË NË EMËR TË ANTI-KORRUPSIONIT TË GODITET DEMOKRACIA
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMB NDAJ GOLDEN EAGLE YLLI