Në konferencën për mediat ku apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime, Presidenti Ili Meta tha se më 25 prill shqiptarët të tregojnë se janë popull shqiponjash e jo patronazhistash. Ndër të tjera Meta apeloi kandidatët e forcave politike të ballafaqojnë programet e tyre.

Postim në rrjete sociale a do angazhohet

Presidenti ka veëm një fushatë mbrojtjen e kushtetutës. Do t’ju faktoj ju me prova e dëshmitarë se si është ndërtuar një rrjet dhunues mafioz i tipi Gestapo përmes gjoja patronizhtëstëve duke bërë presion e shantazh me shërbimet që shteti ka për detyrë tua përmbushë. Do vi me fakte. Duhet të marrë fund në këtë vend pandëshkueshmëria e kapja e shtetit.

Keni deklaruar se për Shqipërinë le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit…

Jam President e kryetar shteti i familjes së madhe. Demokracia nuk bëhet kurban më 25 prill. Do tregojmë se jemi popull shqiponjash jo fuksash që na shtypin patronazhistat.

Do t’i ftoja kandidatët për kryeministra të përballin me qetësi programet e tyre. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë të njëjtën gjë. Është shqetësuese, kemi garë, po nuk kemi debate. S’kemi ballafaqim që qytetarët të kuptojnë ku janë dallimet në shëndetësi, arsim turizëm. Shpresoj reflektim nga të gjithë.

Në Vlorë kam thënë zgjidh studion zgjidh gazetarin le të na dëgjojnë shqiptarët 500 patronazhistë kam unë.

Kam një apel: Patronazhist jepni dorëheqje.

Qytetarët të verifikojnë kartat. Nëse dikush ua ka blerë te portali. Verifikoni edhe qendrat që të kemi pjesëmarrje historike.