Banorët në Dobraç të Ri janë pa energji elektrike prej tre ditësh. Një situatë shqetësuese që po rëndon jetën e përditshme të familjeve, ndërkohë që mungesa e reagimit nga OSSHE e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën. Zona ndodhet shumë pranë qytetit dhe nuk është një zonë e izoluar. Megjithatë, në vitin 2026, banorët e Dobrac të Ri jetojnë në kushte që i ngjajnë mesjetës.
Pavarësisht shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme, OSSHE nuk ka dhënë asnjë përgjigje dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete. Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe alarmante për banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Artikulli paraprakSHTOJ I RI, TRE DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërFRYERJA E KIRIT, BANORËT: URA E BARDHAJVE E RREZIKUAR