Qendra shëndetësore Dobraç prej disa kohësh shërben si qendër kryesore vaksinimi për të gjithë banorët e njësisë administrative Rrethina në bashkinë Shkodër. Kryevaksinatorja Elsjona Qallija bën të ditur se në këtë qendër shëndetësore kryhen të paktën 70 vaksinime në ditë, ndërsa prej muajit gusht deri tani janë kryer mbi 700 vaksinime tek banorët e fshatrave që mbulon njësia Rrethina.

Kryevaksinatorja Qallija shton se përmes promocionit të personelit shëndetësor në këtë qendër shëndetësore, banorët janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e vaksinimit.Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që të rritet edhe numri I të vaksinuarve.

Kjo qendër shëndetësore kryen vaksinimin më të madh të banorëve në njësinë Rrethina, ndërkohë që vaksina antiCOVID adminsitrohen edhe në qendrat e tjera shëndetësore, por në numër më të vogël

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET INTERESI PËR TË LEXUAR
Artikulli tjetërMEDIAT ITALIANE: MAFIA SHQIPTARE MBI NDRAGHETËN PËR DROGË