Në lagjen “Dobraç” të qytetit të Shkodrës, një nga rrugët me densitet të lartë banorësh që ban lidhjen me fshatin Golem ka mbetur prej vitesh në gjendje të amortizuar. Banorët e zonës shprehen se rruga ka mbetur peng I premtimeve të deputetëve të zonës ndërsa nuk ngurojnë të shprehin zhgënjimin që kanë edhe ndaj punës së institucioneve përgjegjëse.

Sipas tyre, rruga nuk ështe I vetmi problem që kanë në këtë zonë.

Me rritjen e numrit të banorëve që janë vendosur në këtë zonë për të jetuar, problemet social-ekonomike janë theksuar ndjeshëm 10 vitet e fundit, por e vetmja gjë që kërkojnë banorët është rikonstruksioni I rrugës prej 300 metër si një nga format që I lehtëson lidhjen me pjesën tjetër të qytetit.