Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Benet Beci është takuar me banorë të zonës Dobraç i Ri në Shkodër. Ai shoqërohej në këtë takim nga kandidati I PS Bujar Rexha. Besmir Mataj, si pjesë e kësaj zone dhe një nga bashkëorganizatorët e këtij takimi shprehu mbështetjen maksimale për partinë socialiste dhe Benet Becin në këto zgjedhje si vijim I transformimit të Shkodrës.

Për kandidatin e PS, Bujar Rexha, lidhja e ngushtë mes parlamentit dhe pushteit vendor është një binom investimesh dhe vemendjeje e shtuar për Shkodrën.

Nga ana e tij drejtuesi politik Benet Beci kërkoi një votë masive me 11 Maj, për më shumë përgjegjësi dhe vemendje nga ana e qeverisë shqiptare për Shkodrën.

Vetë banorët e kësaj zone pranuan se prej vitesh në këtë zonë nuk eshtë vënë dorë dhe se e vetmja shpresë e tyre është Partia Socialiste.

Artikulli paraprakSITUATË E TENSIONUAR ELEKTORALE NË LEZHË
Artikulli tjetërPS I PËRGJIGJET AKUZAVE TË LUÇIANO BOÇIT