DREJTORI I ALUIZNIT I PËRGJIGJET EDHE AKUZAVE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË KOMUNËS BUSHAT. Ditët e fundit qeveria shqiptare miratoi kalimin e pronësisë për 919 familje që kanë ndërtuar pa lejë në tokë me pronarë shtetin.

Në bazë të këtij vendimi, ata bëhen pronarë të ligjshëm, jo vetëm të ndërtesës, por edhe parcelës ndërtimore. Sipas drejtorit të ALUIZNIT në Shkodër Ardian Dodani, ky qark ka 179 parcela ndërtimore për të cilat tregon edhe procedurat që duhet të ndiqen. Lidhur me mbledhjen e Këshillit të Komunës Bushat dhe pretendimeve të banorëve atje, Dodani thotë se për Bushati në 8 vite janë dhënë 22 leje dhe në vetëm 6 muaj 20 të tilla. Zyra e ALUIZNIT në Shkodër po përballet me një fluks të madh kërkesash dhe ccdo ditë përpunohen një numër i konsiderueshëm dosjesh si shkak i ndërtimeve të shumta në zonat informale.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/gbc0hhrGNNI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]