DREJTORI I ALUIZNIT FTON QYTETARËT TË JENË TË PRANISHËM NË OBJEKTET E TYRE. Në zonën e plazhit në Komunën e Velipojës ditën e marte do të bëhet faza e tretë e azhornimit për të gjitha objektet për të cilat ky proçes nuk është kryer ende. Drejtori rajonal I ALUIZNIT Ardian Dodani deklaron se do të mbërrijnë grupe nga Tirana të cilët do të bëjnë azhornimin.

Sa i përket reformës territoriale dhe ndryshimeve të saj, drejtori I Aluiznit thotë se për legalizimet nuk ka ndonjë ndikim duke qenë se ekzsitojnë vetëdeklarimet. Në Velipojë kanë kryer dy fazat e para të azhornimit dhe tashmë ky proçes është drejt fundit për të saktësuar të dhënat e sakta për çdo objekt që ndodhet atje.