Doganat e GDF kapi 10 ton kanabis shqiptar në Itali, reagon Policia e Shtetit: Nuk ka komunikatë zyrtare

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e dhënë nga media italiane për kapjen e 10 tonëve kanabis të nisur nga Shqipëria me një kamion që ka kaluar nga porti i Durrësit. Sipas Policisë së Shtetit, lajmi i dhënë nga media italiane është i pavërtetë sepse policia italiane nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë aksion. Por në fakt edhe media italiane “Il Resto del Carlino” që është një media me bazë në Bolonja dhe që ka lindur në 20 mars të vitit 1885, nuk ka cituar policinë italiane në lidhje me aksioni antidrogë. E në fakt në shkrimin që ka bërë gazeta italiane, thuhet se operacioni është mbajtur i fshehtë për 2 ditë dhe është organizuar nga Doganat Italiane dhe nga ana e Guardia di Financës (GDF) siç dhe mund ta shikoni në foton më poshtë. Për të qenë të paanshëm dhe për të transmetuar qëndrimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ju ftojmë që të lexoni më poshtë reagimin zyrtar nga Policia e Shtetit në Tiranë. Deklarata e Policisë së Shtetit: Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit, Ju sqarojmë se: Lajmi është tërësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjëzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë. Policia e Shtetit mbetet tërësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, VDES NJË VAJZË, 4 TË PLAGOSUR RËNDË
Artikulli tjetërVDES NJË BURGOSUR I DENUAR ME 18 VITE PER VRASJE