Një kartë identiteti dhe patentë greke (false) për vetëm 300 euro e gjen në Shqipëri. Rasti është treguar nga dy shqiptarë, të cilët janë ndaluar nga autoritetet italiane. Të shtunën policia në Bari ndaloi 35-vjeçarin Eduart Muja dhe 36-vjeçarin Artan Kovaci.

Dy shqiptarët u ndaluan në lagjen Poggiofranco, teksa rrinin në parkingun e një qendre tregtare dhe shikonin të frikësuar, shkruan g.sh Pas kontrollit atyre iu gjetën dokumentet e rreme, kartë identitetit dhe patentë të lëshuar nga autoritetet greke, të regjistruara për shtetasit grekë por me fotografi të dy shqiptarëve.

Oficerë gjithashtu gjetën dokumentet origjinale të dy të arrestuarve, pasaportës dhe letërnjoftimet e lëshuar nga Autoritetet Shqiptare. Plani i tyre ishte për të udhëtuar drejt Anglisë.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON TRE HAJDUTË
Artikulli tjetërVODHËN LOKALIN NË ELBASAN, ARRESTOHET 3 HAJDUTËT