
Dy persona figurojnë të zhdukur prej ditës së djeshme në Vlorë. Mësohet se ata kishin dalë për lundrim me gomone gjatë kohës së stuhisë por nuk janë kthyer më. Familjarët e një prej të zhdukurve kanë bërë denoncim në polici 24 orë pas zhdukjes, ku kanë deklaruar se kanë humbur kontaktin me familjarin e tyre. Rasti po hetohet nga DVP- Vlore.
Po behen verifikime dhe ne lidhje me mjetin e lundrimit.Policia e Vlorës po bashkepunon edhe me Guardian dhe Policine Kufitare te Malit Zi dhe Greqise.






