Ashtu siç ishte paralajmëruar, anëtarët dhe kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste kanë zbarkuar në sheshin “Skënderbej”, pas rezultatit që korrën në zgjedhjet e 25 prillit, ku rezultojnë fitues.

Kreu i PS-së, Edi Rama sapo ka dalë nga selia rozë, është pritur me duartrokitje nga socialistët, ndërsa më pas e ka shoqëruar bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe më pas i janë drejtuar sheshit Skënderbej.

Ishte kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së ai që njoftoi për takimin në fjalë, ku do të jenë drejtues të PS-së, por edhe patonazhistë dhe koordinatorë.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, njoftoi paraditen e sotme Rama.

Artikulli paraprakMESAZHI I PRESIDENTIT META: TË PËRMBYLLIM ME QETËSI NUMËRIMIN E TË REFLEKTOJMË DERI NË SHTATOR
Artikulli tjetërZGJEDHJET/ NIS NUMËRIMI I VOTAVE PËR KANDIDATË NË SHKODËR, KRYESON BENET BECI