Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh po punojnë për gjetjen e shtetasit: Stebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Kovaçi është larguar nga banesa më datë 24.11.2017 për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer. Është rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe. Shtetasi I mësipërm punonte në një parking në afërsi të Vollgës dhe nuk është paraqitur në punë më datë 24.11.2017.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës duke ju falenderuar për bashkëpunimin fton çdo qytetar që e ka parë shtetasin e mësipërm ose ka ndonjë informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.

Artikulli paraprakI RIU GJENDET I VDEKUR NGA GRUAJA ,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërAKSIDENT NË TIRANË, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE TË MOSHUARËN